Ja efektet pozitive në shëndet, të orizit të zi!
Dritare.net
Çfarë e bën kaq unik këtë oriz?
Duke filluar nga sasia e lartë e antioksidantëve që përmban si rrjedhojë e ngjyrës së errët. Madje ai ka përqendrimin më të lartë të antioksidant-antocianin krahasuar me drithërat e tjera.
Nga konsumi i rregullt mund të parandaloni sëmundjet kardiovaskulare, ndalohet lëvizja e radikaleve të lira, përmirësohet funksionimi i trurit dhe reduktohet inflamacioni. Orizi i zi gjithashtu përmban dhe antioksidantin - Vitaminën E, e cila është e rëndësishme për shëndetin e syve, lëkurës dhe organizmit në tërësi.
Prania e phytonutrientëve ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat, përmban sasi të lartë fibrash dhe parandalon shfaqjen e diabetit, duke shmangur edhe obezitetin tek njerëzit që janë të predispozuar.
Ka shumë receta sesi ta gatuani, por që të merrni përfitimet e duhura nga orizi i zi, sugjerohet receta vegane. Dhe ku tjetër përveçse të Veggies Tirana mund të gjeni orizin e gatuar duke i ruajtur vlerat.
Ingredientët veganë i shtojnë ushqimit, në këtë rast orizit të zi, vlerat ushqimore . Ndaj, ne ju sugjerojmë ta provoni. Mjafton të telefononi në numrin 0692077726 dhe menjëherë, kudo që ju jeni, Veggies Tirana e sjell porosinë tuaj. Na besoni, pasi ta keni provuar, nuk do i ndaheni më./E.B-dritare.net