Ja disa truke si mund t’i mbroni flokët në ditët me shi!

Kush është ajo vajzë që nuk i urren ditët me shi? Përgjithësisht të gjitha vajzat ankohen për këto ditë ku shiu krijon një lëmsh të vërtetë. Edhe nëse keni ndenjur për disa minuta duke rregulluar flokët tuaja, lagështia, era dhe shiu e ndryshon formën e flokëve tuaj.

Dritare.net sot me këtë artikull do ju ndihmojë  për ta zgjidhur këtë problem me disa këshilla të thjeshta.

Këto truke që do ju tregojmë më poshtë do ju ndihmojnë që flokët tuaj të qëndrojnë të drejtë, pa u elektrizuar.

Kur bie shi, flokët ju lagen dhe sigurisht forma e tyre humbet.

Kjo bën që flokët të duken sikur keni dalë nga krevati pa u parë në pasqyrë.

Por çfarë duhet të bëni në këto raste?

Fillimisht kur lani flokët, përdorni shampo dhe balsam të lehtë. Sigurohuni që ato përmbajnë silikon dhe proteinë për të mbushur boshllëqet e kutikulës suaj të flokëve dhe ta zbusin atë. Sigurohuni gjithashtu që nuk kanë përbërës tharës si alkooli.

Para se ti thani flokët, dilni nga banjoja dhe rregullojeni flokët tuaj në një dhomë tjetër. Banjoja është shumë e lagësht pas përdorimit të dushit plus lagështinë e shtuar e stinës të lagësht, kjo gjë e bën më të vështirë stilimin e flokëve.

LEXO DHE :  Në mes të vapës tregtonin produkte të skaduara, 26.5 milion lekë gjoba për 4 subjekte

Thajini flokët fillimisht duke përdorur një peshqir mikrofibër ose një bluzë të vjetër, për të parandaluar elektrizimin.

Materiali i peshqirëve të mëndafshit është shumë e përafërt për flokët dhe rrit sasinë e fërkimit në flokë pas tharjes.

Edhe materiali i  bluzave  është më i lëmuar, flokët rrëshqasin me lehtësi dhe shkaktojnë më pak fërkim.

Aplikoni një sasi të vogël të kremit të preferuar të fytyrës në flokë të thatë, ose në flokë gjysmë të tharë.

Pasi t’i keni tharë plotësisht flokët, vendosni pjasterin në nxehtësinë më të ulët. Shtrijini flokët deri në fund duke e kaluar pjasterin njëherë ose dy mbi flokë.

Pas shtrirjes, prisni të paktën deri në 5 minuta për të dalë nga dhoma, ose nga shtëpia. Flokët kanë nevojë të qetësohen për të ruajtur formën e tyre.

Shmangni prekjen e flokëve me duar, sepse duart përmbajnë djersë dhe vaj dhe në këtë mënyrë flokët tuaj duken si të palara./A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.