
Ja dhurata më e bukur që mori Lori Hoxha për ditëlindje!
E Shtunë 20 Tetor 2018, 11:11
Dritare.net

Këtë vit Lori vendosi të postonte në Instagramin e saj, dhuratën më të bukur që mori për ditëlindje. Dhe vërtet për të është shumë shumë e veçantë dhe e shtrenjtë.
Nuk bëhet fjalë për rroba apo bizhuteri në shuma marramendëse, por diçka shpirtërore.
Ishte një foto me tortën e ditëlindjes dhe Londonin aty pranë, nipi i saj i vogël që dallohet nga flokët në ngjyrë të kuqe. Në mbishkrimin e fotos Lori shkruan: "Kurrë nuk e kisha menduar se një flokëkuq i vogël do të ishte dhurata perfekte për çdo ditëlindje. Familja ime është bekimi më i madh dhe falenderoj universin për një tjetër vit”./A.C/dritare.net

















