Ja deputetët e rinj nga opozita dhe maxhoranca, që u betuan sot në Kuvend!

Ditën e sotme është mbledhur Kuvendi në seancë. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë në parlament kanë bërë betimin deputetë të rinj nga opozita dhe maxhoranca.

Nga opozita deputetët që bënë betimin janë: Halil Valteri ,Selami Jenisheri, Besnik Troplini të dalë nga listat e PD në zgjedhjet e 2017. Ndërsa nga radhët e LSI, u betua Vasil Sterjovski, Edmond Stojku dhe Suzana Topi.

LEXO DHE :  Basha kusht gjermanëve për dialog: Të largohet Rama si kryeministër

Për shkak se dy deputetë të maxhorancës do të garojnë për kryebashkiakë në zgjedhjet e 30 qershorit, kanë lënë mandatin e deputetit. Vendet vakante janë zënë nga Eljo Hysko i cili merr mandatin e Rakip Sulit që kandidon për Bashkinë e Kamzës, Adriana Jaku zë vendin e  lënë bosh nga  Pjerin Ndreu, të cilit PS i ka besuar Bashkinë e Lezhës./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.