Ja dedikimi i ndjerë i Rozana Radit për xhaxhin e saj!
Dritare.net
Françesk Radi do të mbetet gjithmonë në mendjet tona, sepse muzika dhe tekstet që ai ka bërë do mbeten të pavdekshme. Sonte në orën 17:00 në kinema Milenium do të jepet një film dokumentar për nder të tij me titull “Jetë e trazuar”. Gjithashtu mbesa e tij Rozana Radi është ulur pranë statujës prej bronzi së xhaxhait të saj që është vendosur tek liqeni artificial i Tiranës, dhe ka bërë një dedikim të ndjerë për xhaxhin e saj.
"Pate një jetë të trazuar Franko! 1 vit pa ty si një jetë! Sot ti erdhe pikërisht aty ku e nise, me kitarën tënde përballë amfiteatrit të Tiranës, afër gjelbërimit që aq shumë e doje. Mbollëm një pemë të cilës i dhamë emrin tënd. Sot ne vazhdojmë rrugëtimin e ëndrrës tënde që edhe pse e prerë tingëllojë gjatë. Kush e njohu Frankon e deshi, kush e deshi e qau, e kush e qau nuk i tha dot lamtumirë, por thjesht mirupafshim Mik. Mirupafshim Franko! Do takohemi një ditë", shkruan këngëtarja në profilin e saj në Instagram./D.My-Dritare.net
https://www.instagram.com/p/BhGhT4IlAIr/?hl=en&taken-by=rozana_radi