Pas takimit 3 orësh mes Ramës dhe Bashës në Presidencë, nuk ka asnjë marrëveshje që do zgjidhte krizën politike. Sipas burimeve mediatike, Rama dhe Basha nuk kanë rënë dakord dhe nuk kanë arritur kompromisin, që është kërkuar prej kohësh edhe nga ndërkombëtarët. Duket se është shfrytëzuar pa asnjë rezultat pozitiv, shansi i fundit për t’i çuar të gjitha palët në zgjedhjet e 18 qershorit. Ndërkohë që Rama doli nga takimi, Basha vazhdon të mbetet në Presidencë. Priten deklaratat e secilës palë, për të zbardhur dështimin apo mundësinë e zhvillimit të dialogut në vazhdim./dritare.net