Ja cilat janë ushqimet që nuk e dinit se mund të gatuhen në skarë!

Filloni ta përdorni skarën për të bërë ushqime shumë të shijshme, të sofistikuara dhe perime, fruta dhe madje edhe ëmbëlsira që kënaqin mysafirët.

Më poshtë janë 7 receta të blogereve më të preferuar në rrjetet socialeqë e dërgojnë grillin në një dimension tjetër.

Pjepri i ëmbël me erëza

Po e lexuat mirë: pjepri. Vendosja e këtij fruti në grill jo vetëm që ka rezultate të shijshme por është shumë e lehtë. Me vetëm 3 përbërës dhe grill të nxehtë, blogu i Luci Morsels ju tregon si të krijoni një enë të ëmbël dhe me erëza që askush nuk e ka parë më parë por që të gjithë do ta duan.

pjepri

Copat e mollës të pjekura në skare

Një ushqim i mirë i pjekur në skarë meriton një ëmbëlsirë të mirë po ashtu të pjekur në skarë. Këto copa të mollës me pak mjaltë në maje dhe kanellë janë të mrekullueshme.

molla

Copëza zemre të lakrës Romaine

Sallata ngrihet në nivel më të lartë kur e bën me zemra lakre të pjekura në skarë nga Simply Recipes që i shton formë, shije dhe kërcitje këtyre gjelbërimeve zakonisht të mërzitshme. Pritini dhe hidhini gjethet në sallatë.

LEXO DHE :  Këto janë ushqimet që ngadalësojnë metabolizmin!

sallata mela

Lakra Brukseli me balsamike

Lakra e Brukselit dhe balsamiket janë përshtatje e bërë në parajsë. Por, falë Unsophisticook, e dimë se hedhja e këtyre lakrave të vogla në skarë na jep perime të cilat shkaktojnë një enë që është njësoj e nxirë dhe e hidhur.

lakra

Edamame djegës

Edamame është antipastë e mirë për ju sido që ta përgatisni. Por stili i Table Spoon duke hedhur këto kokrra të vogla në skarë i pjek farat e sojës në mënyrë të përsosur duke u dhënë një shije të nxirë, kërcitëse jashtë dhe të butë brenda.

edamame

Kek i shkrifët me luleshtrydhe

Duke transformuar këtë ëmbëlsirë tradicionale vere në finger-food për skarë, kjo recetë është e përsosur për një shije sa më të mirë dhe zvogëlim të konsumit të karbohidrateve.

luleshtrydhe

Midhje të pjekura në skarë me gjalpë hudhre

Harrojeni mishin e kuq për proteina. Midhjet, jo vetëm që janë më të shëndetshme, por edhe një mënyrë e sofistikuar sesa mishi misterioz në formë tubi.

midhje

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.