Më poshtë gjeni gjërat e dëmshme që shumë prej nesh bëjmë çdo ditë, pa e ditur se jemi duke e dëmtuar shumë atë. Hidhini një sy.
Telefoni
Bisedat në telefon duken të padëmshme, por nuk janë kështu në qoftë se nuk e dezinfektoni atë më parë. Në fakt, hulumtimet kanë treguar se telefonat kanë më shumë baktere sesa tualeti në shtëpinë tuaj. Kështu që imagjinoni se sa shumë baktere përmban telefoni. Sigurohuni ta pastroni atë me një letër të lagur ose ndonjë lloj dezinfektuesi të paktën një herë në ditë. Në këtë mënyrë do të mbani të pastër fytyrën tuaj dhe larg baktereve.
Uji i nxehtë
Kur lani trupin me ujë të nxehtë ju largoni vajrat natyrore të tij, që do të thotë se lëkura bëhet gjithmonë e më shumë i thatë. Prandaj, mos e mbani të nxehtë ujin kur laheni.
Shtrydhja e puçrrave
Kur shtrydhni puçrrat, jeni duke hapur gjithashtu poret të cilat janë tashmë të irrituar nga disa baktere dhe nëse i shtrydhni, jeni duke i irrituar edhe më shumë. Për të evituar këtë zakon, më mirë pastrojeni dhe aplikoni krem rregullisht.
Mungesa e gjumit
Nëse zakonisht flini më pak se 6 orë në ditë, shpejt do të vini re lodhje të lëkurës. Kjo mund të shmanget duke fjetur të paktën 7-8 orë në ditë.
Peshqiri i fytyrës
Duhet të përdorni patjetër peshqir absolutisht të pastër për të parandaluar përhapjen e të gjitha llojeve të baktereve. Prandaj, peshqiri i fytyrës duhet të jetë i juaji dhe i asnjë pjesëtari tjetër të familjes dhe nëse dëshironi një fytyrë edhe më të pastër, ndërrojeni sa herë lani fytyrën./dritare.net/