Ja çfarë thotë Rozana Radi për fejesën!
E Shtunë 15 Shtator 2018, 17:05
Dritare.net
Mjaft media të shkruara raportuan gjatë verës se Radi është fejuar dhe ka pranuar unazën e dhuruar nga partneri i saj. E gjitha kjo, sipas portaleve ndodhi gjatë pushimeve të saj në Kapri.
E pyetur në intervistën e saj të parë në “Pop Culture”, Rozana ka mohuar kategorikisht këto lajme.
“Unë nuk jam e fejuar. Ja më shikoni gjë unazë? Unë bashkëjetoj prej 5 vitesh tashmë me dikë dhe nuk pres fejesë, por martesë”, – rrëfeu Rozi për “Pop Culture”. Të shohim dhe sa kohë do të duhet që Rozana të lidhet në fejesë me prokurorin e saj. V.D/dritare.net/