Ja çfarë thotë forma e buzës për personalitetin tuaj!
Dritare.net
‘Goldilocks’
A janë buzët tuaja pak të trasha dhe pak të holla? Epo një të mesme të artë duhet të ketë apo jo? Kjo formë buze quhet, ‘goldilocks’.
Zakonisht, këto buzë përshkruhen si të mesme dhe nuk i kanë majat shumë të theksuara. A e keni ju këtë formë buzësh? Atëherë ju jeni të mirë në një marrëdhënie, jeni një person i balancuar dhe nuk ju pëlqen aspak drama. Ju nuk jeni aspak lakmitar, për këtë arsye shumë njerëz ju pëlqejnë, informon dritare.net
Buzët e plota
Ne të gjithë do të donim buzë të tilla, të bukura, të plota, të rrumbullakëta. A jeni ju të bekuar me këtë formë buzësh? Ju me këtë formë buze jeni të kujdesshëm ndaj njerëzve të tjerë. Vendosni të tjerët para vetes suaj. Familja dhe miqtë janë vërtet të rëndësishëm për ju.
Buzë të holla
Sipas dritare.net, njerëzit që e kanë buzën e sipërme dhe të poshtme të hollë, mund të jenë paksa të vetmuar ndonjëherë, por ata dinë ta përballojnë këtë. Ju nuk angazhoheni shumë shpejt për t’u kujdesur për të tjerët, dhe nuk jeni tip që flet ose hapet me njerëzit e tjerë. Kjo nuk do të thotë se nuk jeni të dashur. Ju, në marrëdhënie jeni shumë të mirë dhe të kujdesshëm./ Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net