Ja çfarë rreziku i vjen Shqipërisë nga 3 mijë muxhahedinët që refuzoi Rumania
Dritare.net
“Përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar dhe forcuar institucionet politike, të sigurisë, të drejtësisë dhe ato civile pas vitesh të tëra diktaturë, mund të minohen në mënyrë drastike nëse vendi nënvlerëson rrezikun që vjen nga mbërritja e muxhahedinëve nga Iraku”, shkruan autori.
Shqipëria do të marrë edhe 3 mijë muxhahedinë pasi Rumania refuzoi që t’i marrë ata. Në fakt, sipas autorit asnjë vend nuk pranon t’i marrë ata dhe vetë Iraku mezi pret që t’i heqë qafe.
“Në Shqipëri, ata kanë krijuar de fakto një enklavë, që është jashtë ligjit, njësoj siç bënin në Irak”.
Autori thotë se muxhahedinët janë një potencial për krim në një vend të njohur për korrupsionin e përhapur dhe krimin e organizuar.
“Komandantët terroristë nga çdo grup mercenar mund t’i shmangen radarit dhe të përfundojnë në Shqipëri, ku do marrin trajnim dhe mbështetje logjistike”.
Në fakt muxhahedinët deri para pak kohësh njiheshin si grup terrorist nga Perëndimi. Por pasi CIA dhe SHBA nisën t’i përdorin për të luftuar regjimin në Iran, u bënë miq që SHBA.
Tashmë vetë SHBA ka arritur një marrëveshje me Iranin dhe këtu nis problemi.
“Muxhahedinët do nisin të kërkojnë miq dhe mbështetës të tjerë,” shkruan autori.
“Grupi e ka pozicionuar veten përkrah Ushtrisë për Çlirimin e Sirisë dhe ka ofruar ndihmë ndaj sauditëve për të luftuar shiat në Jemen. Ata kanë mbi 40 vite eksperiencë në aktivitete terroriste. Rreziku real është se ata jo vetëm do riarmatosen në Shqipëri, por mund të ftojnë edhe grupe të tjera për stërvitje”.
“Është e pamundur të injorosh faktin që muxhahedinët janë të radikalizuar në thelbin e tyre. Ata nuk janë refugjatë të thjeshtë. Shumë prej tyre janë trajnuar nga Sadam Hysein për akte terroriste. Fakti që veprojnë si kult i bën edhe më të rrezikshëm. Kjo do thotë se ndjekësit janë të bindur ndaj urdhrave të liderit”.
“Ka që tani shembuj të njerëzve të trafikuar prej muxhahedinëve nga Shqipëria në Europën Perëndimore dhe paratë janë përdorur për të financuar pastrim parash në Gjermani”.
Këshilla e tij për autoritetet shqiptare është që të mos lejojnë ngritjen e një baze terroristësh dhe të bëjnë sa të jetë e mundur që të mos i trajtojnë si pjesë e një grupi, por si individë.
Siç thotë një zyrtar i Kryqit të Kuq: “Si individë, 3 mijë nuk janë asgjë. Por si grup, askush nuk mund të merret me ta”.