Ja çfarë ju ndodh kur hani para kompjuterit…

Të kequshqyerit në vendin e punës dëmton shëndetin e punonjësve, por mund të shkaktojë edhe humbje të produktivitetit prej 20 për qind.
 Ky ishte mesazhi i dhënë në Konferencën e organizuar nga Departamenti i Shkencave Bio-Ushqimore, sipas ansa.it, ku u nënvizua rregulli që duhet të ndjekin dy të tretat e italianëve, të cilët hanë jashtë shtëpisë në mënyrë rastësore.

Një gjë është e sigurt, nuk duhet të konsumoni ushqimin para tavolinës së punës, kjo edhe nëse është një sanduiç ose një pjatë që e keni sjellë nga shtëpia.

Dëmet shkaktohen jo vetëm në nivel psikologjik, sepse ju privoheni nga e drejta për një pushim nga puna, por duke ngrënë dhe punuar në të njëjtën kohë, ju harroni çfarë keni ngrënë dhe vijoni të hani ushqim më shumë. Kini kujdes pastaj me sasitë, por jo me përbërësit, pasi duhet të përfshini më shumë fruta dhe perime në racionet tuaja, por edhe pak bukë dhe makarona.

Zakonet e këqija të të ushqyerit mund të çojnë në fillimin e shumë sëmundjeve, nga diabeti te depresioni, që në fakt kushtojnë, sipas të dhënave zyrtare në Itali, 97 milionë ditë pune më pak në vit.Mjafton të themi, se një person i shëndoshë është më pak produktiv në punë, duke bërë deri në 1.5 herë më shumë mungesa në punë, se sa një person me peshë normale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.