Ja çfarë i thotë Inis Gjoni vajzës për mungesën e të atit!
E Premte 20 Tetor 2017, 13:01
Dritare.net
Babai i vogëlushes fatkeqësisht është ndarë nga jeta në vitin 2011 dhe e pyetur sesi ia ka shpjeguar të bijës mungesën e të atit, Inisi është përgjigjur:
“Sigurisht që figura e babait është një shtyllë e rëndësishme në jetën e gjithkujt. Por ajo nuk e ka njohur. Megjithatë unë ia kam shpjeguar shumë thjeshtë, duke i thënë se jeta është e tillë. Disa e kanë lart në qiell, disa janë të ndarë, e disa të tjerë janë, por më mirë të mos ishin sepse s’kanë asnjë lloj përgjegjësie”,-është shprehur regjisorja./d.r-dritare.net