Ja çfarë i tha e dashura Ermal Metës, pas fitores!

Që prej fitores në Sanremo, mbrëmjen e të dielës, Ermal Meta është vënë në qendër të vëmendjes. Edhe pse, ai ka folur në intervista të mëparshme, për jetën e tij sentimentale njihet pak. Çdo këngë e tij, është një histori personale.

Prej disa kohësh është përfolur lidhja e tij e dashurisë me spikeren italiane të lajmeve Silvia Notargiacomo. Dhe sipas mediave të huaja, është pikërisht kjo vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit të njohur, e ndërsa bashkërisht ata kanë ndarë gëzimin e post fitores së festivalit të muzikës Sanremo.

Në një intervistë për revistën italiane “Chi”, Meta tha se ndihet më i dashuruar se kurrë, në një lidhje prej 7 vitesh.

LEXO DHE :  Problemet më të shpeshta që hasin çiftet, pas 10 viteve martesë

“Dashuria në jetën time ka një rol kryesor. Është pak si dielli, kur nuk është aty nuk do të thotë që nuk ekziston, vetëm nuk ndodhet për momentin. Ja kështu! Doni të dini si është zemra ime? Është e ushqyer mirë”,- shtoi këngëtari.

Edhe Silvia bëri një dedikim për të dashurin e saj, menjëherë pas fitores së tij në Sanremo.

“Ja lumturia: janë gjithë ato gjërat e vogla që ke mbledhur, dashur, për të ardhur deri këtu. Dhe unë jam e lumtur me ty,”-shkroi spikerja./a.f/Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.