Ja çfarë duhet të hani pas bakllavasë së Vitit të Ri!
Dritare.net
Dritare.net sot në këtë ditë festash, ju sugjeron të filloni të konsumoni ushqime të lëngshme që do të heqin kilet e shtuara.
Ushqimet që ju duhet të konsumoni këto ditë, janë supat e ngrohta dhe të lëngshme, çajrat bimorë dhe sigurisht sa më shumë fruta që ndihmojnë në tretjen e ushqimit.
Ju mund të pini diçka të nxehtë, duke filluar në mëngjes me një kapuçino ose një çaj bimor ose elbi. Dhe, për të shuar urinë, mund të shtoni disa biskota.
Gjatë drekës ju mund të provoni sërish diçka të nxehtë dhe të lëngshme, duke zgjedhur ushqimet që përmendëm më sipër. Në drekë, perime apo mish të zier, por edhe peshk. Ushqimet e nxehta kanë fuqi neurorelaksuese, ato gjithashtu rekomandohen në rastet e lodhjes, humbjes së oreksit dhe etheve, ku është e nevojshme për të marrë lëngje dhe ushqime me kalori./K.C/dritare.net