Ja çfarë blerjesh duhet të bëni patjetër në gusht!

Tashmë kemi hyrë në pjesën e dytë të muajit gusht. Vera po ikën shpejt, për t’i zënë vendin sezoni i vjeshtës. Ka disa blerje që duhet t’i bëni patjetër këtë muaj. Përveç atyre që janë të domosdoshme për shtatorin, mos harroni të përfitoni nga uljet sezonale. Ja disa udhëzime:

Blini furnizimet e shkollës

Nëse fëmijët tuaj janë në shkollë, përgatitjet duhet të nisin që tani. Produktet e reja në treg janë hedhur që në fillim të këtij muaji, kështu që këtë detyrë do ta mbaroni që herët dhe do të jeni të përgatitur për sezonin e ri shkollor.

Veshjet e sezonit të verës

Dyqanet kanë filluar ta bëjnë ulje të mëdha përsa i përket sezonit veror. Kjo për shkak të koleksionit të ri, vjeshtë-dimër. Ka disa rroba që nuk dalin kurrë nga moda, kështu me një çmim më të ulët ju do të mbushni gardërobën tuaj për vitin e ardhshëm.

LEXO DHE :  Babai i sizmiologjisë/ Lëkundjet e tjera pas tërmetit të parë, janë më të dobëta. Nuk ka shanse për goditje të forta më pas

Pajisjet elektro-shtëpiake

Edhe për këto pajisje, ky është një sezon uljesh. Ndaj nëse keni menduar të shtoni disa produkte të reja në shtëpi, kjo është koha e duhur.

Pajisje për oborrin

Nëse keni oborr në shtëpinë tuaj, planifikojeni që ta rindërtoni vitin e ardhshëm por me produktet e blera këtë vit. Do të kurseni para dhe do të krijoni një pamje ndryshe të shtëpisë tuaj. Uljet e sezonit duhen shfrytëzuar gjithmonë./L.F-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.