Ja çfarë bënte Robert Aliaj, kur bashkëshortja ishte shtatzënë!
Dritare.net
Ai ka rrëfyer për publikun disa gjera që askush nuk i dinte rreth jetës së tij personale. Një ndër to ka qenë edhe koha kur Berti është bërë baba. Ai ka dy fëmijë: vajzën Gala dhe djalin e madh Kristi.
Roberti kujton me nostalgji kohën kur bashkëshortja e tij ishte shtatzënë. Ne nuk mund ta imagjinojmë Robert Aliajn si një baba shembullor, por ai në të vërtetë është i tillë. Ai rrëfen për fëmijët një histori të bukur kur, Moza, bashkëshortja e tij ishte shtatzënë për herë të dytë.
“I kujtoj si një histori filmi, në fakt, sidomos shtatzëninë e dytë të Mozës. Në atë kohë, ajo vuante nga një hipertension dhe unë, që ta qetësoja, i bëja masazh te këmbët… Por kjo gjë zgjati për plot 8 muaj. Unë them që kjo është njerëzore, por kjo është ajo që jam unë, në fakt. Ndonjëherë i keq, ndonjëherë i mirë…”,-thotë Roberti.//K.C/ Dritare.net