Ja 8 lulet që do e bëjnë shtëpinë tuaj të freskët këtë verë!

Nëse po përpiqeni të gjeni disa mënyra sesi të largoni nxehtësinë e verës, kijeni parasysh, bimët janë freskues natyral. Kjo sepse bimët kanë aftësi të thithin ajrin e nxehtë dhe të çlirojnë oksigjen, duke ulur temperaturat e ajrit të ambientit. Këto lule jo vetëm gjallërojnë dekorin e shtëpisë tuaj por janë edhe shumë të dobishme!

Lexoni më poshtë për të zbuluar bimët që shtëpia juaj duhet t’i ketë këtë verë.

1. Aloe Vera

Aloe Vera është një bimë që jo vetëm ndihmon në zbutjen e lëkurës kur kemi një djegie, por gjithashtu pastron ajrin, duke liruar oksigjen dhe freskuar ambientin.

2. Lulja e Gjarprit

Vendose këtë lule në dhomën e gjumit gjatë natës, sepse liron oksigjen dhe pastron ajrin.

3. Fikusi

Më shumë sesa një zbukurues i dhomës tuaj, fikusi çliron shumë oksigjen.

LEXO DHE :  Negociatat/ Hahn: Nuk ka vendim për Shqipërinë këtë verë, kërkojmë më shumë kohë

4. Lulja merimangë

Shumë e mirë për pastrimin e ajrit dhe shumë e lehtë për t’u rritur. Lulja merimangë nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj.

5. Lulja gomë.

Lulja gomë bën një diferencë të madhe në ajrim, jo vetëm çliron oksigjen, por edhe është një ndihmues i madh i largimit të lëndëve toksike.

6. Lulja “Araca Palm”

Këtë bimë, NASA e ka shpallur si impiantin më të mirë të pastrimit të ajrit. Është edhe një lule shumë e këndshme.

7. Lulja e fierit

Përveçse shumë e bukur, lulja e fierit është edhe një rritës i cilësisë së ajrit.

8. Lulja e parasë

Është një lule që mirëmban ajrin e ambientit dhe e vështirë  për ta zhdukur, sepse është rezistente./E.B- dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.