Ja 6 gabimet që i bëjmë të gjithë kur lahemi!
Dritare.net
Pas leximit të këtij artikulli që dritare.net sjell për ju, do të tregoheni më të kujdesshëm për veprimet që bëni në dush, sepse shumë ndër to janë gabime.
Ja gabimet, që i bëjmë në dush të gjithë!
- Nxehtë, nxehtë, shumë nxehtë!
Shumë prej jush lahen me ujë të nxehtë, por ju nuk e dini, se kjo e dëmton shumë lëkurën tuaj. Lëkura juaj do të jetë e thatë, do të ketë njolla të kuqe dhe pas një kohe të gjatë do t’ju shkaktohen edhe rrudha.
Bëni dush, por me ujë të vakët dhe jo shumë të nxehtë.
- Mbetje sapuni
Shumë nga ju nuk shpërlahen mirë kur bëjnë dush. Dhe kjo i bën flokët tuaj më të yndyrshëm. Madje shampoja ose sapuni mund t’ju shkaktojë kruajtje dhe rritim, nëse e lini në lëkurë, informon dritare.net
- Ju dëmtoni lëkurën e kokës suaj
Ky gabim na habiti! Natyrisht, ju doni t’i lani mirë flokët tuaj dhe ndoshta do të keni dëgjuar se, ju duhet ta fërkoni kokën me gishtat tuaj. Kjo është e gabuar, thonjtë tuaj mund të shkaktojnë acarim të lëkurës dhe rritim.
- Një rruajte e gabuar
A mendoni se një brisk me shumë tehe është një opsion i mirë për t’u rruar. Është e vërtetë, që ai i largon shumë mirë qimet, po kjo e dëmton shumë lëkurën tuaj.
Çfarë do të ndodhë, nëse një teh, ju pret lëkurë? Ajo do të rrjedhë gjak dhe lëkura juaj do të irritohet shumë.
- Përdorni locion
A e dini ju se, lëkura juaj është e thatë kur dilni nga dushi? Po sigurisht! Ju duhet ta lyeni atë me locion pasi dilni, kur lëkura juaj është ende e lagur. Pastaj e fshini mirë lëkurën tuaj me peshqir dhe do të jeni më të qetë dhe të rehatshëm me lëkurën tuaj, informon dritare.net
- Fshirja me peshqir i flokëve
Nuk ka asgjë më të bezdisshme se flokët e lagur, sapo del nga dushi. Ju gjithmonë gaboni kur i thani flokët tuaj. Kur ju i fërkoni shumë flokët tuaj me peshqir, ata do të dëmtohen dhe do të bëhen të brishtë. Thjesht vendosni peshqirin mbi flokë dhe i lini të thahen./Përshtati: Kadrije Çako/Dritare.net