Ja 5 truket që do ju bëjnë tu thoni lamtumirë dhimbjeve të këmbëve
Dritare.net
Burrat janë të vetmit që janë rehat si nga veshja, stilimi apo zgjedhja e këpucëve. Ndërsa gratë gjithmonë janë të shqetësuara për paraqitjen e tyre. Në të gjithë gamën e veshjeve të grave, këpucët janë një element mjaft i rëndësishëm.
Dritare.net e di shumë mirë se për vajzat është e lodhshme ecja me taka, prandaj në artikullin e sotëm do ju tregojmë 5 këshilla fantastike që do ju ndihmojë të harroni dhimbjen e këmbëve.
Bashkoni dy gishtat e mesëm
Mjafton një leokoplast, veproni duke parë foton më sipër dhe ky veprim do të lehtësojë presionin dhe do ta bëjë ecjen më të rehatshme. Edhe nëse për momentin nuk ju gjendet leokoplasti në çantë ose shtëpi mund të vendosni edhe pambuk midis gishtave.
Përdor zbutësin e buzëve për lëkurën e thatë
Zbutësi i buzëve ashtu sikurse zbut dhe buzët do ju ndihmojë shumë të zbusë edhe lëkurën e thatë dhe të çarë të këmbëve. Provojeni sepse jemi të sigurt që keni për të parë efekt.
Ndaloni rritjen e baktereve
Këmbët djersiten gjatë ecjes, dhe lagështira në këpucë është një nga faktorët kryesorë në rritjen e baktereve, që pastaj shkaktojnë edhe probleme me mykun.
Për të shmangur këtë problem, duhet të provoni disa gjëra:
Përzieni ujë dhe uthull në sasi të njëjtë, bashkoni bashkë dhe me një spërkatës lagni këpucët.
Përzieni alkool të fortë, uthull molle aplikojeni sërish me spërkatësin pasi t’i keni bashkuar, dhe do të shikoni që edhe pse do ecni si çdo ditë tjetër, nuk do të ketë më lagështi në këpucët tuaja.
Materiali i këpucëve
Kur zgjidhni këpucët e bukura për t’i blerë, verifikoni mirë edhe materialin me të cilin janë bërë. Mos blini asnjëherë këpucë të cilat janë shumë të ashpra, sepse do keni shumë dhimbje gjatë ecjes.
Zgjidhni bazën më të rehatshme të këpucëve
Edhe nëse këpucët kanë takë të lartë, ju shikoni se sa e rehatshme është baza e tyre. Nëse gjatë provës ju nuk ndiheni komode dhe ecja është e vështirë, nuk janë këpucët e duhura që ju duhet të blini.
Zgjidhni sandalet ku thembra mund të qëndrojë mirë/A.C/dritare.net