Iu fshi kënga nga RTSH, ja çfarë bën Elvana Gjata!
E Diel 29 Dhjetor 2019, 15:03
Dritare.net
Në lidhje me këtë ka reaguar këngëtarja Elvana Gjata, e cila shkruan se kënga "Me tana" do të jetë në kanalin e saj në "You tube".
Përmes një postimi në instastory, Elvana shkruan:“Me tana” tani është publikuar në kanalin tim në Youtube. Kjo është përgjigje për të gjithë ju që më keni pyetur pse në kanalin e RTSH është zhdukur kënga ime, unë nuk e kam idenë…ishin më shumë se 4 milionë shikime atje, por jam e sigurt se miliona të tjerë do të vijnë. Ju dua shumë!”.
Por në fakt, ky nuk ishte një komplot ndaj Elvanës, pasi për shkak të një problemi teknik me youtub-in e RTSH-së, janë fshirë të gjitha këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 58-të.
/ I.M-Dritare.net