Italia në Zi Kombëtare/ Nisin funeralet për 283 viktimat, gjatë natës lëkundje të tjera të tokës

Sot Italia në Zi Kombëtare për 283 viktimat që u shkaktuan nga tërmeti që goditi të mërkurën pjesën qendrore të vendit. Katastrofa natyrore la pas 400 të plagosur dhe shkatërrim total.

Po sot priten të përcillen drejt banesës së fundit shumë prej viktimave të Arquata del Tronto dhe Pescara del Tronto, për t’u ndjekur më pas në orën 11.30 në Ascoli Piceno, nën prezencën e Kreut të Shtetit, Sergio Mattarella dhe kryeministrit, Matteo Renzi.

E ndërkaq, gjatë natës duke mbërritur e shtuna, sërish lëkundje tërmeti.

Bilanci rritet, shkon sot paradite në 283 numri i viktimave. Dje numri zyrtar i viktimave ishte 281, por me gjetjen e dy trupave të tjerë sot nën rrënojat e Hotel Roma në Amatrice, bilanci i viktimave shkon në 283 të vdekur.

Dëmet materiale janë ende të pallogaritshme, pasi në pjesën më të madhe e zonave të goditura, shumica e godinave nuk ekzistojnë më.
Shkaterrimi, pamje me dron

LEXO DHE :  Zjarr i tmerrshëm në Amazon, ambientalistët fajësojnë njerëzit

Ndërkohë qeveria italiane vendosi të akordojë 50 milione euro si fond emergjence, për përballimin e dëmeve të shumta.
“Rindërtimi i zonave të shkatërruara është prioriteti ynë” u shpreh kryeministri italian.

Shërbimet e emergjencës janë të gjitha ne gadishmëri, të plagosurit janë përcjellë në spitale, ndërsa për të pastrehët janë ngritur cadra.

Tërmeti 6.2 ballë i së mërkurës në mëngjes, i cili zgjati plot 20 sekonda, u ndje thuajse në gjithë Italinë nga Bolonja, në veri të Napolit në jug, dhe dhjetëra lëkundje të tjera pasuan goditjen e madhe.

Sërish lëkundje gjatë natës
Njëzetepesë lëkundje tërmeti janë regjistruar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës e Vullkanologjisë gjatë mesnatës, si dhe në orët e para të mëngjesit në Italinë Qendrore. Ora 3 shënoi lëkundje me magnitudë 2.0 dhe më e forta ishte di 3.2 e regjistruar në provincën e Ascoli Piceno në orën 1:13 minuta. Epiqendra sërish Ascoli dhe provinca di Rieti e Perugia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.