Itali/ Ju tregojmë 140 shqiptarët që kandidojnë në zgjedhjet lokale!
Dritare.net
Me 26 maj, në Itali do të mbahen zgjedhjet administrative së bashku me ato europiane.
Janë rreth 17 milionë persona që do të kenë të drejtë vote në këtë vend, ndërsa ne mesin e kandidatëve janë edhe 140 shqiptarë.
Gerarta Ballo, është një nga kandidatët që garon për zgjedhjet Europiane në jug të Italisë nën siglën e Partisë Demokratike.
Ajo është në listën e Kolegjit Zgjedhor të Italisë së jugut ku janë përfshirë rajonet si Kalabria, Abruzzo, Molise, Basilicata, Puglia e Campania.
Ballo është kërcënuar disa herë për shkak të origjinës së saj shqiptare.
Ajo nga ana tjetër ka kritikuar hapur zv.kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, populistin Matteo Salvini.
"Mos qëndroni gjatë gjithë ditës në mediat sociale, zakonisht u themi fëmijëve"-ka thënë ajo për mediat vendase, duke iu referuar Salvinit.
Në mbrojtje të saj kandë dalë mjaft personalitete nga Italia, dhe partia e saj.
"Një përqafim i madh për Geri Ballo ... kërcënimet dhe fyerjet vetëm për shkak të origjinës shqiptare, kjo kjo që po sjell kulturën e urrejtjes në vendin tonë. Geri duhet të luftojë së bashku me ne për të fituar vlera që respekit dhe barazia të triumfojnë "-ka shkruar sekretari i Partisë Demokratike të Italisë. Nicola Zingaretti.
Një tjetër kandidate shqiptare është, Anisa Rama e cila kandidon për Forza Italia, në Bergamo, ku lista e Forza Italia përbëhet nga 32 kandidatë 14 femra dhe 18 meshkuj.
Anisa u largua në vitin 1992 nga Shqipëria në kërkim te një jete më të mirë bashkë me familjen e saj.
Gjithashtu, Eva Meksi dhe Uljana Gazidede janë kandidatet shqiptare që do të garojnë në zgjedhjet lokale në Bari të Italisë.
Një tjetër kandidat për këshillin komunal në Fiereze është edhe Petrit Malaj.
Ai prej janarit të vitit 2000 punon në Qendrën Teknike të Coverciano si menaxher i teatrit. Ai ndjehet mirënjohës ndaj Firences dhe Florentines sepse e kanë mirëpritur.
“Unë prezantoj veten si një pikë referimi për komunitetin tim, shqiptar (dhe jo vetëm) në marrëdhëniet me komunën e Firences me të cilën do të dëshiroja të forcoj më tej lidhjet tashmë të forta që ekzistojnë me Bashkinë e Tiranës dhe me Shqipërinë në përgjithësi. Do të propozoja një program të aktiviteteve vjetore në baza të rregullta me ngjarje dhe demonstrime që përfshijnë Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar që jeton dhe punon këtu në qytet.”-ka thënë ai për mediat vendase.
Borana Tartari është gjithashtu një kandidatë në Bergamo, në listën e Partisë Demokratike Është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël, ajo jeton në Bergamo që nga viti 2005.
"Përvojat e mia shoqërore në shoqata të ndryshme më kanë bërë të vetëdijshëm për kaq shumë realitete të brishta në këtë qytet. Unë po kandidoj për të bërë Bergamo një qytet edhe më gjithëpërfshirës dhe mbi të gjitha për të ndërtuar së bashku një mijë projekte të mundësive të barabarta për të ardhmen e fëmijëve tanë "-ka thënë ajo.
Ina Dhimgjini është Kandidate për kryetar të Bashkisë së Livornos, nga lista qytetare "Livorno a Misura". E lindur në Durrës dhe një avokate me profesion, është diplomuar në drejtësi nga Universiteti i Pizës.
Ajo ishte këshilltare sociale e komunës së Livornos nga qershori 2015 deri në prill 2018, kur dha dorëheqje.
"Ky është një udhëtim i bërë nga njerëz të vërtetë dhe të gatshëm për të ndryshuar qytetin e tyre. Një rrugë e mbushur me ide dhe projekte të përshtatura për Livornon. Ne nuk kemi nevojë për premtime, por ne duhet ta bëjmë të gjithë së bashku ", - thuhet në faqen Facebook të Livornos për Masa.
Ilda Beqo është kandidat për Modenën në listen e 'Sinistra per Modena'.
Pas diplomimit në Shqipëri në vitin 1997, ajo u transferua në qytetin Emilian për të ndjekur studimet e saj të juridikut. Në vitin 2008, duke kaluar provimin shtetëror, ai u regjistrua në Shoqatën e Avokatëve të Modenës.
Në vitin 2017 ajo ishte ndër themeluesit e shoqatës kulturore shqiptare "Nënë Tereza" në Modena.
"Unë jam mirënjohës për Modenën që më dha mundësinë që ta kuptoj veten time si një person dhe një profesionist dhe të përqafoj projektin" Sinistra per Modena "për të ruajtur vlerat e saj më të mira dhe për t'i dhënë jetë projekteve të reja"-ka thënë ajo.
Dritare.net i bën thirrje të gjithë komuniteti shqiptar në Itali, që duhet të bëhet pjesë e zgjedhjeve duke u përfaqësuar nga bashkëkombësit e tyre. Të zgjedhin shqiptarët që do t’i përfaqësojnë denjësisht, të zgjedhin ata që kanë vizion për të bashkuar e jo ndarë popuj.
Më poshtë janë emrat e shqiptarëve që kandidojnë në zgjedhjet italiane
Abruzzo
Marson Behari – UDC-Pescara Domani, Pescara
Bledar Ibra – lista “Pronti a rialzarci”, San Pio delle Camere, Aquila
Edlira Kacmoli – lista “La Vite”, Vacri – Chieti
Adnan Shahini – lista “Uniti per Vacri” Vacri, Chieti
Ergen Kamberi, lista “L’alternativa per Rapino”, Rapino – Chieti
Feniks Halimi – lista “Canzano è – solo insieme possiamo”, Canzano – Teramo
Calabria
Fred Bushaj – Insieme per un futuro migliore, Nocara – Cosenza
Emilia-Romagna
Ben Kulli – Forza Italia, Ferrara
Ornela Sejdini – Partito Democratico, Ferrara
Blendi Hila – Movimento 5 Stelle, Savignano sul Rubicone – Forlì/Cesena
Blerina Hila – Movimento 5 Stelle, Savignano sul Rubicone – Forlì/Cesena
Ledina Ndoj- “Fondamenta – Cambiamo Cesena dal basso”, Cesena – Forlì/Cesena
Ilda Beqo – Sinistra per Modena, Modena (intervista)
Emilian Stafa – Obiettivo Castelfranco Emilia, Castelfranco Emilia – Modena
Silda Sulmina – Obiettivo Castelfranco Emilia, Castelfranco Emilia – Modena
Resli Bitincka – Forlì Bene Comune, Forlì/Cesena
Elona Demi – Per il Nuovo Comune, Sorbolo Mezzani – Parma
Alfred Pepa – Fratelli d’Italia, Reggio nell’Emilia
Friuli Venezia-Giulia
Adel Ibrahimi – Lega Salvini, Osoppo – Udine
Blerina Halili – Fagagna Voliamo Insieme, Fagagna – Udine
Dejnada Kasa – Forza Pavia, Pavia di Udine – Udine
Denis Bendo – Coltiviamo il Futuro, Castions di strada – Udine
Roland Ndoci – Progetto Basiliano, Basiliano – Udine
Xhoana Bushi – Il Bene in Comune, Paluzza – Udine
Leonora Bytyqi – Turriaco Democratica, Turriaco – Gorizia
Lombardia
Sonila Alushi – Lista Gori, Bergamo
Anisa Rama – Forza Italia, Bergamo
Borana Tartari – Partito Democratico, Bergamo
Valbona Kalaj – Uniti per Unire, Canonica d’Adda – Bergamo
Ardian Xhakolli – Scegli Amo Rozzano, Rozzano – Milano
Lazer Sogja – lista “Bella Novate”, Novate Milanese – Milano
Esmeralda Sinanaj – Fratelli d’Italia, Mariano Comense – Como
Teuta Balliu – Malgrate per Tutti, Malgrate – Lecco
Xheimina Dervishi – Più Castiglione, Castiglione Olona – Varese
Aurora Preleci – lista “Insieme per Castronno”, Castronno – Varese
Altin Hysenbelliu – Direzione Progresso, Remedello – Brescia
Marche
Agur Mucaj – Vivere Ostra, Ostra – Ancona
Elda Basha – Uniti per Antonio Bravi, Recanati – Macerata
Fitim Bendaj – Idee in comune, Recanati – Macerata
Ina Karamani – Forza Popolare, Recanati – Macerata
Pranvera Rembi – Idee in Comune, Recanati – Macerata
Xhulio Masllavica – Forza Popolare, Recanati – Macerata
Klarita Grazhdani – Matteo Ricci Sindaco, Pesaro
Elvin Gajtani – Lega Pesaro, Pesaro
Fatmira Kajo – Una città in Comune, Pesaro
Emarilda Shindre – Alternativa Civica-Il Centrodestra per San Costanzo, San Costanzo – Pesaro
Piemonte
Admir Toto – Settimo Futura, Settimo Torinese – Torino
Arli Dervishi – Almese Bene Comune, Almese – Torino
Kristian Baci – Susa Futura, Susa – Torino
Akelina Konci – Forza Italia, Novi Ligure
Dashamir Kruja – Lista Civica ‘Biella è Gentile’, Biella
Gentjan Rizo – Partito Democratico, Biella
Eldira Karaboja – Flora Sindaco, Galliate – Novara
Albi Korreshi – #GalliateForFuture, Galliate – Novara
Marsilja Rakipi – Galliate Condivisa, Galliate – Novara
Ferdinant Kasa – Partito Democratico, Casale Monferrato – Alessandria
Nada Zhiti – Progressisti per Casale, Casale Monferrato – Alessandria
Armando Zotaj – Forza Italia, Casale Monferrato – Alessandria
Tina Narkaj – Difesa e Ripresa, Casale Monferrato – Alessandria
Jozef Gjura – Vercelli con Maura Forte, Vercelli
Lulzim Celiku – Bra Cambia, Bra – Cuneo
Blerina Pajtesa -“Uniti per Bra”, Bra – Cuneo
Jerina Gostini – Bra bene comune”, Bra – Cuneo
Juljan Gazulli – “Monviso per Bra”, Bra – Cuneo
Dhurata Kastrati – “Carlotta Boffa”, Alba – Cuneo
Mirela Gega – Verzuolo per tutti, Verzuolo – Cuneo
Mrike Lisi – Sinistra Saluzzese, Saluzzo – Cuneo
Franceska Brruku – Insieme per Panero, Bra – Cuneo
Puglia
Uljana Gazidede – Democratici Ecologisti Progressisti per Bari, Bari (intervista)
Eva Meksi – Bari Bene Comune, Bari
Gëzim Volaj – Lega Salvini, Gioia del Colle – Bari
Ejell Pjeshka – Mastrangelo Sindaco, Gioia del Colle – Bari
Irene Pisku – Rimettiamo in moto la città, Corato – Bari
Kozma Mone – Rimettiamo in moto la città, Corato – Bari
Maurizio Danushi – Forza Italia, Corato – Bari
Lindita Byku – Partito Democratico, Rutigliano – Bari
Alban Haka – Amiamo Rutigliano, Rutigliano – Bari
Adelina Sadikaj – Giuseppe Mangiacotti Sindaco, San Giovanni Rotondo – Foggia
Artur Bregu – lista “Cascavilla Sindaco”, San Giovanni Rotondo, Foggia
Luljeta Moriseni – Lega Salvini, Lecce
Magdalena Rushaj – Puglia popolare, Lecce
Eljona Dasholla – Democrazia Cristiana, Lecce
Alessia Beqiri – Casapound, Lecce
Brunilda Tahirllari – Mesagne Democratica, Mesagne – Brindisi
Sicilia
Arijana Hasani – UDC, Mazara del Vallo – Trapani
Toscana
Petrit Malaj – Nardella Sindaco, Firenze
Alida Qukaj – Punto a Capo, Firenze
Aljon Kociu – Sinistra Civica, Firenze
Besnik Mehmeti – Firenze + verde, Firenze
Enzo Ilazaj – Partito Comunista, Firenze
Demir Mustafa – Firenze Città Aperta, Firenze
Aibla Danushi – Siamo Monterotondo, Monterotondo Marittimo – Grosseto
Erjada Bullari – Per Ponsacco con Francesca Brogi Sindaco, Ponsacco – Pisa
Andi Kondi – Per un’altra San Giovanni, San Giovanni Valdarno – Arezzo
Flavjana Simoni – Per un’altra San Giovanni, San Giovanni Valdarno – Arezzo
Engi Halilaga, PD – Liberi Uguali Progressisti, San Giovani Valdarno – Arezzo
Edlira Mimani – Movimento 5 Stelle, San Giovanni Valdarno – Arezzo
Mejreme Tabaku – Cortona Patria Nostra, Cortona – Arezzo
Alba Mataj – Vivi Castiglion Fibocchi, Castiglion Fibocchi – Arezzo
Leonatina Pepaj – Per un’altra San Giovanni, San Giovanni Valdarno – Arezzo
Mersim Fetahi – Uniti per il futuro di Castel San Niccolò, Castel San Niccolò – Arezzo
Donatela Hodaj – Città al Centro, Castiglione Fiorentino – Arezzo
Ina Dhimgjini – Candidato sindaco Livorno a Misura, Livorno
Arben Demiri – Livorno a Misura, Livorno
Kujtime Hoxha – Demos, Prato
Bahri Gurra – Demos, Prato
Mirushe Koci – Forza Italia, Prato
Moreno Paloka – Agliana Insieme, Agliana – Pistoia
Vojsava Meciti – Fratelli d’Italia, Agliana – Pistoia
Andi Bisku – Monsummano che Vogliamo , Monsummano Terme – Pistoia
Mirela Thomai – Lega Salvini premier, Empoli
Laura Rapi – lista PD, Castelfiorentino – Firenze
Verona Jaku – Lega Salvini, Castelfiorentino – Firenze
Olsien Vefa – lista “Cittadini di Sinistra”, Castelfiorentino – Firenze
Vilson Pjetri – Movimento 5 Stelle , Castelfiorentino – Firenze
Daniel Abazaj – lista “Altrapolitica”, Certaldo – Firenze
Trentino Alto-Adige
Arbian Dobrozi – Agire per il Trentino, Borgo Valsugana – Trento
Gjulnear Rexhepi – Borgo-Olle uniti per il cambiamento, Borgo Valsugana – Trento
Gilda Kodra – Levico e frazioni al centro, Levico Terme – Trento
Nikolle Nonaj – Impegno x Levico, Levico Terme – Trento
Pashk Vukaj – Levico e frazioni al centro, Levico Terme – Trento
Umbria
Aleksander Muzhani – Insieme per Bastia, Bastia Umbra – Perugia
Elona Gaxha – Patto x Foligno, Foligno – Perugia
Sara Metushi – Più in Alto, Foligno – Perugia
Shkelqim Xhaferri – Massimo Messi Candidato Sindaco, Preci – Perugia
Visjan Islami – Patto x Foligno, Foligno – Perugia
Rovena Gjoni – lista “Terni Immagina”, Terni
Artur Rexho – lista “Terni Immagina”, Terni
Alfonc Makaj – Forza Italia, Terni
Amid Alilaga – lista “Prima Terni”, Terni
Veneto
Agim Lorenzo Danaj – Candidato Sindaco “5 Stelle”, Spinea – Venezia
Adrian Abazi – Movimento 5 stelle, Spinea – Venezia
Alessia Berhami – Ort, Ormelle – Treviso
Eni Beqini – Preganziol Viva, Preganziol – Treviso
Etmond Miraka – Liga Veneta, Preganziol – Treviso
Skender Bytyci – Martino de Marchi Sindaco, Paese – Treviso
Alida Shaba – Siamo Rovigo, Rovigo
Ardit Kodra – Obiettivo Rovigo, Rovigo
Enkelejda Borakaj – Rovigo più, Rovigo
Mirela Tafa – Forza Rovigo, Rovigo./ Dritare.net