Itali/ 100 persona të vdekur dhe 150 të humbur nga tërmeti tragjik
Dritare.net
Mbi 150 persona rezultojnë të zhdukur, 2 foshnje humben jeten dhe mbi 100 te vdekur numerohen deri ne mesdite, por tragjedia në Italinë qendrore vijon.
Cdo minutë e vonuar mund të kushtojë me jetë njeriu. Cdo minutë e vonuar mund të kushtojë me jetë njeriu. Shumë persona, mes të cilëve fëmijë mundën të nxirren nga gërmadhat e banesave vetëm sepse ulërinin të tmerruar. Ndihma e shpejtë po shpëton shumë prej tyre.
“Mjafton te arrish te kapesh duart dhe pastaj aq, i nxjerr”, thote nje prej personave te ndihmës së shpejtë. Por orët e tmerrit nuk kanë fund për italianët e prekur nga tërmeti qe goditi qytetin teksa banoret flinin te qete.
Lëkundja e parë, me magnitudë 6 e shkallës Rihter, ndodhi rreth orës 03:36 me epiqendër 2 km larg Accumoli (Rieti). Pas lëkundjes së parë, janë ndjerë edhe dy të tjera, me mangitudë 5,1 dhe 5.4, me epiqendër 5 km larg Norcia-s.
Zona e Amatrice ka pësuar dëmet më të mëdha, ku kryebashkiaku i saj është shprehur se qyteti pothuajse nuk ekziston më. Nder zonat e prekura rende jane dhe Accumoli e Arquata del Tronto.
Sipas mediave italiane, 100 persona kanë humbur jetën, mes tyre shume femije. Ndërsa 100 të tjerë janë plagosur dhe 150 të zhdukur nën rrënoja. Ndërkohë, nga ora në orë bilanci i viktimave rritet.
Zona që u godit nga tërmeti në Itali është shumë pranë Aquilas- që u shkatërrua nga një tërmet i fortë në 2009-ën. Në këtë zonë ka shumë ndërtime historike, monumente kulture, të cilat janë rrënuar.