Islami, Salvini dhe shqiptarët në mes

Nga Dritan Hila

Në një video, e cila më pas u përhap në rrjet edhe televizione, shqiptarët patën rastin të shohin zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Brendshëm të Italisë Mateo Salvini, i cili në një diskurs të tij në një forum politik, përmendte edhe heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Ishte një video e sponsorizuar nga e djathta shqiptare, e cila mesa duket ka gjetur pika reference të sajat populistë evropianë, megjithëse terreni ku ata mbijnë nuk ka lidhje fare me atë shqiptar.

Emri i Skënderbeut ishte ambalazhi, të cilin edhe kandidatët shqiptare për të imituar Salvinin, e përdorën për t’ia servirur publikut shqiptar. E gjithë ligjërata e Salvinit ishin dokrra populiste dhe ca më tepër antishqiptare.

Salvini e përmendte atë si njeriu, i cili qëndroi i rrethuar dhe sfidoi madje mundi islamin, (vini re, thotë islamin, jo otomanët), dhe fitoi mbi ta. Ndaj duhet të marrim shembull prej tij, thoshte Salvini, pasi ai është shembull sesi italianët duhet të sfidojnë Islamin. E gjitha është tipike neofashiste. Dikur armiku ishte zezaku, hebreu, cigani. Ndërsa tani Salvini i ka shtuar edhe islamin. Ai është kundër të gjithëve. Kundër hebrenjve që kanë monopolizuar paratë dhe shpikur globalizmin (Sorosi një ndër ta); ciganëve që rrinë në periferi (dhe bëjnë krime); zezakëve që vijnë me gomone dhe hanë paratë e italianëve; dhe tani kundër myslimanëve të cilët paskan një plan të fshehtë të pushtojnë perëndimin. Një lloj xhihadi i heshtur. Një lloj “Protokolli i të urtëve të Sionit”, libri i famshëm i stisur nga shërbimi sekret carist Okhrana, për të nxitur pogromet kundër hebrenjve, por këtë herë i bërë nga myslimanët, kushedi ku, kur dhe nga cilët, por që po zbatohet. Është qasje tipike e formimit të populistëve për krijimin e psikozave kolektive, duke folur në mënyrë të vagullt e të mistershme, duke bërë target gjithmonë më të dobëtin apo duke shpjeguar me fjalë të thjeshta madje rudimentare fenomene të komplikuara, që zënë vend kollaj në shtresat e ulëta të shoqërisë që janë të terrorizuar nga kriza dhe e panjohura.

LEXO DHE :  Ndeshja Francë-Shqipëri, gjelat shënojnë golin e parë

Në këtë kontekst Salvini  citonte edhe Skënderbeun, citim që kundërshtarët e qeverisë nuk ngurruan ta hidhnin në rrjet meqë përmendej edhe Sorosi, por duke harruar se për sytë e Salvinit shqiptarët janë pikërisht ata islamistët që po rrethojnë Italiane. Videoja e Salvinit nuk ishte një himn për heroin tonë kombëtar, i cili edhe vetë mbante të tre emrat sipas tre feve, por një deklaratë raciste, pasi ai po iu bënte thirrje të luftonin myslimanët që po pushtonin Italinë, ku nuk përjashtonte as Shqipërinë, popullsia e së cilës sipas censusit të fundit, 50% është e besimit islam. Dhe alergjinë për shqiptarët, Salvini e ka demonstruar në gjithë qëndrimin e tij. Nuk do të më vinte çudi që nëse do të pyetej më thellë, shqiptarët e sotëm Salvini t’i quante turq dhe jo vazhdues të Skënderbeut.

Ndaj e mira do të ishte që të djathtët shqiptarë mos ta përmendnin më atë video, madje ta përbuzin Salvinin pikërisht për atë video.

Edhe sikur nga ajo video të varej përmbysja e Edi Ramës./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.