ISIS kërcënon Papën: Mbajeni mend, do të vijmë në Romë
E Shtunë 26 Gusht 2017, 08:08
Dritare.net
Në video kërcënohen dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe Presidenti Donald Trump. Ndërsa Presidenti i Filipineve akuzohet të jetë “një qen roje i Australisë dhe një ndjekës i amerikanëve”.
Kjo video është xhiruar në Maraui, qytet në jug të Filipineve, teatër i luftimeve të dhunshme mes luftëtarëve të Abu Sayyaf, degës aziatike të ISIS me ushtrinë filipinase.
Pas ngjarjeve të fundit në Barcelonë, kryeministri italian Paolo Gentiloni deklaroi se asnjë vend, përfshi edhe Italinë, nuk janë të mbrojtur nga rreziku terrorist.
Ndërkohë kontigjenti i rojeve zvicerare që garanton ruajtjen e sigurisë dhe rendit në Vatikan deklaron se janë të gatshëm të përballojnë çdo kërcënim dhe atë terrorist.