Ishte i lidhur me një gra të martuar, si u gjet 35-vjeçari në Zallbastar

Mbrëmjen e së premtes ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës një 35-vjeçar i identifikuar si Arben Gjeci nga Zallbastari.

Ai është gjetur i plagosur në kokë në anë të rrugës nga kalimtarët më 24 janar dhe është transportuar menjëherë ne spital, por nuk arriti të mbijetonte.

Familjarët fillimisht kanë raportuar se vdekja e tij ka ardhur për shkak se ka rënë nga ndonjë lartësi, por ky version është hedhur poshtë nga policia për shkak se viktima kishte plagë të rënda në kokë.

LEXO DHE :  Kjo është shenja e horoskopit e cila prodhon më shumë miliarderë!

Gjithashtu rezultatet e autopsisë treguan se 35-vjeçari kishte katër plage në koke, çka ngre dyshime se ai mund të jetë goditur me sende të forta, dëmtime që i kanë sjellë vdekjen.

Nga hetimet e para, mësohet se 35-vjeçari ka pasur një konflikt në fshat dhe policia po heton për të zbardhur ngjarjen, por gjithashtu mësohet se ai ka qenë i lidhur me një grua të martuar, dhe dyshimet e forta janë se kjo mund të ketë sjellë konflikte e më pas varsjen e tij./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.