ISHP: Gripi me intensitet të lartë në Shqipëri

Instituti i Shëndetit Publik thotë se në vend ka aktivitet me intensitet të lartë të gripit.

Sipas raportimeve, jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon, dhe në Evropë, qarkullimi i gripit është i lartë në këtë periudhë.

Sipas ISHP, në vendin tonë po qarkullon në masë virusi A, nëntimi A/H1 pdm09

“Në javën e 06 të vitit 2019 vërehet prirje e qëndrueshme e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtme dhe ky numër është 19% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Sipas të dhënave të ISHP, për vitin 2019 janë 379 raste pozitive për virusin e tipit A Gripit”, sqaron ISHP.

LEXO DHE :  Përgjimet e Bild/ Ish-ministri i Financave: Rama foli me një koordinator të fushatës

Nga këto 330(87.0%) viruse janë nëntipi A/H1pdm09, 37(9.7%) viruse nëntipi A/H3 dhe 12(3.1%) viruse të tipit A nëntipizimi është në proces./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.