Ish-Presidenti serb: Ja zgjidhja për Kosovën
E Shtunë 21 Shtator 2019, 09:09
Dritare.net
Propozimi i Kushtinicës, është i modelit të Hong kongut, por që në thelb Serbia do të ishte përsëri mbikqyrëse e Kosovës.
Sipas ish-Presidentit, kjo zgjidhje bazohet në kartën e OKB, dhe nuk ishte zgjidhje ekstreme që do të dëmtonte palët, pavarësisht se ai thotë që Serbia të ruajë sovranitetin e Kosovës.
“Një autonomi e mbikëqyrur, për dallim nga pavarësia e mbikëqyrur, në pajtim me Kartën e OKB dhe Kushtetutën e Serbisë. Në këtë mënyrë do t’u mundësohej shqiptarëve në ‘Krahinën Autonome të Kosovës’, që vetë të qeverisin dhe të realizojnë interesat e tyre. Në anën tjetër Serbia, në pajtim me Kartën e OKB do të ruante sovranitetin dhe integritetin”, ka thënë ai./ I.M-Dritare.net