Ish-i dashuri i princeshës Diana vdes në Francë
E Martë 11 Shtator 2018, 19:07
Dritare.net
Diana u fiksua me Hoaren në 1992 dhe lidhja e tyre është diskutuar gjatë në mediat botërore.
Ai aso kohe ishte i martuar dhe një mik i ngushtë i princit Çarls, dhe i familjes mbretërore.
Ai aso kohe ishte 16 vjet më i madh se Diana.
Princeshë Diana, nga ana tjetër, i kishte rrëfyer mikeshës së saj , Lady Boëker se “ëndërronte të jetonte në Itali me Hoare”. Por marrëdhënia e tyre mori fund kur bashkëshortja e Hoares, Diane de Vvaldner, e kërcënoi Oliverin me divorc.
Lidhja e tyre u zbulua vetëm pas vdekjes së Dianës, pasi ish-truproja Ken Wharfe, përshkruante skenën kur Hoare ishte gjysmë i zhveshur, prapa një peme, në një korridor të Kensington Palace, duke pirë puro./ I.M-Dritare.net