Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ish e dashura e Majk feston ditëlindjen, e shoqëron një person misterioz

Ish e dashura e Majk feston ditëlindjen, e shoqëron një person

Para pak ditësh festoi ditëlindjen e 23­-të në mes mikeshave të saja dhe surprizash. Po ashtu ndërmori një hap të rëndësishëm, duke shfaqur publikisht edhe barkun e saj të fryrë. Majlinda Zeka, bukuroshja prishtinase që pati një lidhje me reperin kosovar Kastriot Rexha – Majk, po i kalon ditët e fundit në pritje të ardhjes së bebes. Dhe këto ditë ajo po kënaqet në maksimum. Të dielën ajo ka drekuar në një vend në prishtinë me një tjetër person, duke mos e bërë publik shoqëruesin e saj. Në një fotografi që ka publikuar në profilin e saj në Instagram, Majlinda duket të jetë e shoqëruar nga dikush derisa kishe porositur desertin, shkruan Prive.

Në fotografi ajo kishte vënë edhe një zemër. Është përfolur mjaft shumë se babai i foshnjës është Majk, mirëpo ai asnjëherë nuk e ka pohuar një gjë të tillë, përpos në mënyrë indirekte, duke thënë se djali i tij është bërë i famshëm ende pa lindur.

18492004-1383564871737465-202046845-n