Ish-drejtori i Policisë së Shtetit: Grabitësit kishin çdo gjë të kronometruar

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Arjan Hoxha ka folur në lidhje me grabitjen e një shumë të konsiderueshme parash në Aeroportin e Rinasit. Hoxha tha se, grabitja ka qenë e planifikuar në detaje, ndërsa autorët shumë të kronometruar me njëri-tjetrin.  Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, tha ndër të tjera se, nuk janë zbatuar rregullat dhe përgjegjësitë përsa i përket sigurisë në aeroport.

“Nuk janë zbatuar rregullat e përgjegjësitë. Aeroporti është institucion i rëndësisë së veçantë. Grabitësit kishin çdo gjë të kronometruar.“,- tha Hoxha.

LEXO DHE :  Rudina Xhunga nis ciklin: Dritare në Turizëm

Hoxha lexoi edhe një mesazh nga një punonjës i policisë private në aeroport, i cili pretendon se zona e grabitjes është tokë neutrale, për ruajtjen e së cilës ka përgjegjësi Policia e Shtetit.

“Policët dhe shoferi nuk futën në pistë dhe kalojnë në skaner. Është tokë neutrale, është Policia e Shtetit ajo që merret me sigurinë.”,-shkruhej në mesazh./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.