Ish-dëshmitari në gjyqin e Aldo Bares padit policinë: Më kërcënohet jeta
Dritare.net
Arben Kicja, ish-dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë ndaj procesit të Aldo Bares, ka kërkuar nga polica e Shtetit që të rikthehet në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, pasi sipas tij i rrezikohet jeta.
Ai ka paditur Policinë e Shtetit, pasi para një viti kjo e fundit e hoqi nga programi si dëshmitar të mbrojtur me justifikim se kishte shkelur disa herë marrëveshjen.
Më 7 gusht të vitit të kaluar dosja e tij ka kaluar në komisionin e vlerësimit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe ky komision ka gjykuar se Arben Kicja duhet të hiqet nga programi, pasi ka shkelur marrëveshjen.
Mësohet se Kicja ka ardhur disa herë në Shqipëri në kundërshtim me marrëveshjen, gjë që ka sjellë edhe përjashtimin e tij nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve.