Ish-deputetja e PD: Presioni i Ramës, i papranueshëm. Protesta e sotme, e jashtëzakonshme

Në një intervistë për Fax News, ish-deputetja e Partisë Demokratike deklaroi se, protesta e sotme pritet të ketë një masivitet të jashtëzakonshëm. Çupi u shpreh ndër të tjera se, presioni i kryeministrit, Edi Rama është i papranueshëm.

 “Protesta e sotme pritet të ketë një masivitet të jashtëzakonshëm. Ne sot jemi në një ngërç dhe vendi kërkon në mënyrë imediate zgjidhje. Prania e mijërave qytetarëve nga jugu në veri është domethënëse, të gjithë këta janë qytetarë pa ekonomi pa shpresë, pa investime. Gjej rastin të ftoj qytetarët të bëhen pjesë e protestës. I bëjë thirrje policisë të mos pengojë protestuesit. Policia i ka shoqëruar në komisariat disa të rinj në Dibër apo dhe Bulqizë. Për këtë kam marrë mesazhe të shumta.”,- tha Çupi.

Ish-deputetja ka folur edhe për 4 letrat që kryeministri i ka dërguar Bashës.

“Përtej pjesës qesharake që po bëhet meme, unë si politikane vë re që fillon me Ju apo Kryetar  dhe pastaj i kthehet shantazheve. Presioni i kryeministrit është i pa pranueshëm . Ai ka dhunuar shqiptarët dhe tani po dhunon dhe opozitës. Shqiptarët nuk presin letrat fallco të kryeministrit.

Ne nuk kemi asnjë lloj kompleksi të dialogojmë me Ramën si kryetar partie, por kemi kompleks të flasim me të si kryeministër. Ky kryeministër ka përdorur gjithë pushtetin e tij për të vjedhur votat. Ai është një pushtet jo legjitim, ndaj të largohet nga detyra. Fajin për këtë situate duhet ta mbajë kryeministri. Sot kemi një shtet dhe një pushtet në duart e Ramës. Rama të jap dorëheqjen dhe të shtyjë datën e zgjedhjeve. Vendi jonë ka shpëtuar njëherë e mirë nga diktatura.

Protestat  nuk kanë qenë të dhunshme dhe asnjëherë nuk i kemi nxitur të dhunojmë protestuesit tanë. Nuk mund të gjejmë një polic të plagosur, nga ndonjë qytetar. Mos harrojmë që gazit helmues ka qenë I hedhur në sasi të madhe. Nuk ka patur asnjë konsekuencë dhunë ndajë policëve, përkundrazi kemi parë qytetar të dhunuar. Nuk quhet dhunë vetëm 1 gur i hedhur.

Është detyra e çdo individi që ne të sjellim  normalitetin në këtë vend. Ata shpesh përdorin fjalën nuk e luan as topin për çfarë topi e kanë fjalën ata. Po o nxisin vetë njerëzit për dhunë.

Ne nuk mund ta shesim vendin tonë si një fasadë.  Detyrat e BE kanë qenë për këtë qeverisje, dhe ata nuk kanë plotësuar asnjë prej yre. Për të mos thënë më pas që janë dhe qesharak që gënjejnë për hapjen e negociatave. Nuk ka zgjedhje, ka vetëm votime. Unë i bëjë thirrje kryeministrit të tërheq kandidatët dhe të largohet nga vendi. Rritja e numrit të protestuesve është një thirrje shumë e madhe. Sa i përket zhvillimit të turizmit, imazhin e vendit tonë nuk e prishin protestat por ky kryeministër denoncojnë aferat korruptive, gazi helmues i ministrit të Brendshëm. Në momentin kur opozita nuk i bënë thirrje për dhunë, ky është një presion i jashtëzakonshëm.”,- thotë Çupi./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Foto/ 12 fustane vjeshte që duhet t'i blini patjetër!

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.