Ish-deputeti i PD sulmon Bashën: Kur s’e mban shtëpinë e tij, nuk rregullon Shqipërinë

Ish-deputeti i PD, dhe ish-kandidati i kësaj partie për kryetar të Bashkisë e Dibër Sherefedin Shehu, ka reaguar ashëpr  ndaj Lulzim Bashës një ditë pasi ky i fundit zhvilloi një takim me qytetarët në këtë qark.

Shehu që kandidoi në zgjedhjet e 2016 pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, sulmoi Bashën  pasi përmendi dhe dosjen “184” për blerjen e votave në ato zgjedhje.

Shehu thotë se është bërë viktimë e kësaj dosjeje, por sot nuk është më në PD dhe për këtë fajëson Bashën.

Reagimi i plotë i Sherefedin Shehut në Facebook:

“Të Dashur Dibranë,

U gëzova shumë që ju pashë të shtuar dhe me entusiazëm në mbështetje të PD-së. Por, meqenëse Basha foli më shumë për dosjen 184, duhej ta kishit pyetur se ku e ka protagonistin e tij që kjo dosje e viktimizoi dhe PD-së i legjitimoi çadrën. Dhe këtë nuk po jua kërkoj që unë të fitoj pikë por kjo pyetje e ndihmon PD-në për të gjetur rrugën e fitores.

LEXO DHE :  Avramopulos: Ja si veprohet, nëse ka kërkesa për rikthimin e vizave!

Nëse shqiptarët shikojnë se kreu i PD-së nuk është në gjendje të mbajë shtëpinë e tij nuk mund të besojnë se ai do të rregullojë Shqipërinë. Nëse standartet e mira që i përmend çdo ditë nuk i zbaton për vete, nuk besoj se mund t’u mbushësh mendjen të tjerëve se do ti zbatosh për Shqipërinë.

Dosja 184 dhe shumë dosje të tjera tregojnë se kjo nuk është Qeveria që shqiptarët duan, por askush nuk mund të pranojë Republikë të Re me mendje të vjetër. Sepse kjo bëri që të hysh në çadër dhe të mos dish si të dalësh prej andej dhe tani që i dogje mandatet kam frikë se flaka e tyre do të fiket shpejt. Zoti e ndihmoftë PD-në dhe Shqipërinë”– shkruan Shehu./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.