Isa Myzyraj: Media, mekanizmi që mban gjallë demokracinë

 

I ftuar në emisionin “A Show” në “News 24” gazetari i Dritare.net Isa Myzyraj, ka folur për sfidat e gazetarisë në vendin tonë, dhe problenet me të cilat po përballet media shqiptare.

I pyetur nëse një gazetar i lejohet apo mund të bëjë kompromis, ai ka thënë: “Një ndër përkufizimet më të mira që kam dëgjuar për kompromisin, është ai i të madhit Amos Oz. Oz ka thënë se kompromisi është vetë jeta, e kundërta e kompromisit nuk është idealizmi, është fanatizmi, vdekja. A mund të bëjmë ne kompromise si gazetarë? Padyshim që po! Ajo që unë ia kam frikën është kalimi i vijës së kuqe të gazetarëve, cila është ajo? Prekja e lirisë së mediave.”

LEXO DHE :  Angela Merkel viziton për herë të parë pas 14 vjetësh kampin e Aushvicit: Krimet naziste, identiteti gjerman

Më tej gazetari i Dritare.net u shpreh se media është një mekanizëm i rëndësishëm për të ndërtuar dhe mbajtur në këmbë një demokraci.

“Unë mendoj se media është mekanizmi që mban gjallë një demokraci. Tani pyetja që shtrohet është; a mundemi ne ta mbajmë gjallë këtë demokraci ose nëse nëse nuk ka demokraci, a mund ta ndërtojmë?! Unë mendoj që rruga e vetme për të forcuar demokracinë është gazetaria, është media. Nëse ne angazhohemi maksimalisht ne mund ta forcojmë shtetin. Demokracinë e forcon më shumë se një marrëveshje Rama-Basha 2, forcimi i medias.  “-tha ai./ Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.