Ironi dhe hakmarrje/ Trump shpall fituesit e çmimit ‘Fake News’

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur fituesit e çmimit të vendosur prej tij “Fake News”. Në krye të listës së fituesve është media amerikane “The New York Times”.

Trump ka veçuar gazetarin e “New York Times”, Paul Krugman për shkrimin e tij se presidenca Trump do të shkaktonte dëme të mëdha për ekonominë amerikane.


Trump sulmoi Brian Ross, një gazetar i ABC News, i cili gabimisht raportoi se zoti Trump urdhëroi ish-këshilltarin kombëtar të sigurisë Michael Flynn që të kontaktonte me Rusinë gjatë zgjedhjeve. Ross u pezullua nga puna.

LEXO DHE :  Zbulohet e gjithë skena e vrasjes së shkencëtares amerikane në Greqi

Trump ka futur në listën e fituesve të Fake News dhe revistën “TIME” që shkruante se Trump kishte hequr nga Zyra Ovale një bust të Martin Luther Kingut.

Shumicën e listës e kishte zaptuar CNN, gazetari i të cilës u nxor jashtë nga Trump një ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë./L.P./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.