Irani: Jemi në luftë ekonomike me SHBA. Trump: Do përgjigjemi me forcë nëse Teherani sulmon interesat e SHBA
E Martë 21 Maj 2019, 15:03
Dritare.net
Menjëherë ka ardhur përgjigja e ashpër e Presidentit Donald Trump, i cili ka paralajmëruar Teheranin zyrtar se do të përballet me forcë të madhe nëse ai sulmon interesat e SHBA në Lindje të Mesme.
Burimet qeveritare thanë për “Reuters” se Uashingtoni dyshon fuqishëm se militantët shiitë që kanë lidhje me Teheranin ishin pas një sulmi me raketa në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, shkruan Dritare.net.
“Unë mendoj se Irani do të bënte një gabim shumë të madh nëse do të bënin ndonjë gjë, "-u tha Trump gazetarëve . "Nëse ata bëjnë diçka, do të përballen me forcë të madhe”, shtoi Trump./ I.M-Dritare.net