Inxhinieri paralajmëroi tragjedinë në mbikalimin në Florida
E Diel 18 Mars 2018, 08:08
Dritare.net
Sipas “Daily Mail”, vetëm dy ditë para se të shembej mbikalimi, inxhinieri që kishte punuar për këtë urë kishte lajmëruar dhe kishte ngritur zërin për rrezikun që i kanosej qytetarëve prej saj.
Ai kishte thënë se me atë urë diçka nuk shkonte, pasi kishte parë disa çarje në fundin e njërës anë të mbikalimit, thanë autoritetet përgjegjëse për komunikacionin në Florida.
Në tragjedinë e pak ditëve më parë humbën jetën 6 persona ndërkohë që dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.V.D/Dritare.net.