Involtini me kungull të njomë dhe salmon

Në drekat e verës, sidomos gjatë pushimeve, peshku është gjithnjë i pranishëm. Nëpër restorante këto antipasta janë me çmime të kripura kështu që, bëjini vetë në shtëpi. Nuk ka nevojë për shumë pjata shoqëruese nëse keni një si kjo me shije të plotë peshku, të ushyeshme qoftë prej salmonit qoftë prej kungullit. Në rast se nuk keni të ftuar dhe doni të kaloni një drekë të shpejtë, mund t’iu mjaftojë edhe vetëm kjo pjatë e shoqëruar me një sallatë.

PËRBËRËSIT:

djathë kremoz

salmon i tymosur

kungull i njomë

erëza

PËRGATITJA:

Presim kungullin në feta të holla për së gjati. E hedhim në një enë më ujë të valuar dhe kripë dhe e lëmë për disa sekonda. Më pas e heqim dhe e thajmë me letër kuzhine. Shtrijmë në tavolinën e gatimit fetat e kungullit dhe shtrojmë sipër një shtresë djathë kremoz. E spërkatim me erëza dhe më pas shtojmë një shtresë me salmon të tymosur. Mbledhim involtinit në formë rrumbullake dhe i lidhim lirshëm me një spango kuzhine./living

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.