Infermierja me master dhe prostata e grave

Nga Luna Ruvina

E shqetësuar nga ajo çka pa në fletën e analizës së PSA-së (një lloj testi laboratorik për prostatën), një shoqja ime infermiere, hyn me vërtik në dhomën e mjekut që i kishte vizituar të shoqin për ta pyetur nëse kishte vërtet ndonjë gjë për t’u shqetësuar. Por vërtikun ia preu një bukuroshe te dera e doktorit që kalonte si në sitë këdo që mbërrinte deri atje.

– Hë, çfarë kishe? – i kishte thënë.

– Po ja, dua të më shohë pak doktori PSA-në. S’po më pëlqejnë fare analizat si kanë dalë e doja të ma shihte pak shpejt, – i kishte thënë shoqja ime.

Po mi zemër, po është i zënë tani – ia kishte kthyer bukuroshja dhe ishte kthyer të asistonte doktorin.

LEXO DHE :  Veliaj: Saliu, Luli, Mona dhe Iliri janë mbledhur te vilat në Gjirin e Lalzit dhe bëjnë pazare

Dikur kishte dalë prapë dhe ashtu, e ngarkuar me doktorin në njërën anë, telefonin në tjetrën e gjithë atë radhë njerëzish te dera, mezi i ishte kujtuar shoqja ime që e priste që prej një ore.

– Ah, po. Çfarë kishe ti zemra?

– PSA-në, moj vajzë, PSA-në.

– Po, po e mbaj mend. Tani, ti e ke për vete, apo për njeri tjetër? – i kishte thënë duke i shkelur syrin, si për t’i thënë se po ta kishte për vete, do ta bënte një lëshim.

– Më fal, por çfarë je ti këtu? Çfarë pune bën domethënë? – i thotë shoqja.

– Infermiere jam, me master./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.