Muxhahedinët inagurojnë qytetin e tyre, Ashraf 3 në Manëz

Muxhahedinët iranianë që ndodhen në vendin tonë, kanë inaguruar “qytetin” e tyre, Ashraf 3 në Manëz të Durrësit.

Ky kamp, do të jetë strehë e rreth 4000 muxhahedinëve, të quajtur edhe opozita në mërgim e Iranit, me Presidente Marjam Raxhavi.


Pamjet nga brenda tregojnë për një kamp gjigant, që do të plotësojë nevojat e kësaj organizate.

Inagurimi është bërë, gjatë një konference ku kanë marrë pjesë, personalitete botërore dhe është treguar në 3D lufta 120-vjeçare e popullit iranian për liri e demokraci.

Udhëheqësja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, u zotua të premten se Irani ndodhet pranë një kthese historike dhe fitorja e popullit dhe rezistencës iraniane kundër regjimit teokratik është e sigurt.

LEXO DHE :  Kujdes, kjo javë do të jetë përvëluese!

Disa dhjetëra ish-zyrtarë të lartë nga të dyja anët e Atlantikut, duke përfshirë Kryebashkiakun Rudy Giuliani që është avokati personal i Presidentit Trump, Senatorin Joseph Lieberman, Sekretarin Tom Ridge, Drejtorin Louis Freeh, Gjeneralin George Casey, Gjeneralin James Conway, Michelle Alliot Marie, ish-Ministre e Jashtme dhe e Mbrojtjes e Francës, Ingrid Betancourt, ish-kandidate presidenciale në Kolumbi, e cila ka qenë e mbajtur peng; nga SHBA dhe Europa morën pjesë në konferencë./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.