Inagurimi i Trump/ Ja për kë ka ardhur ftesë në PS!
E Mërkurë 11 Janar 2017, 19:07
Dritare.net
Mediat shkruajnë se politikanë si kreu i PD, Lulzim Basha, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu e Princi Leka janë të ftuar në këtë ceremoni dhe pse akoma s’ka asgjë të konfirmuar.
Shqiptarja.com shkruan se Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, njëherazi anëtar i kryesisë së Partisë Sociale, si dhe deputeti Ervin Bushati do përfaqësojnë forcën më të madhe politike në vend në ceremoninë e betimittë presidentit të ri amerikan Donald Trump.
Mësohet se përpos pjesëmarrjes në ceremoninë e inagurimit te Trump, Klosi e Bushati do jenë prezent edhe në eventet pasuese që do mbahen në ditën e marrjes së detyrës nga Trump.