Ina Toska, fotografja e talentuar, me aftësi të pakufizuara!
E Mërkurë 14 Gusht 2019, 16:04
Dritare.net
E tillë është dhe Ina Toska, një vajzë me aftësi të kufizuara nga Fieri, që ka pasion fotografinë, dhe ëndrra e saj më e madhe është të ketë studion e saj të fotografisë.
Në asnjë çast nuk e lëshon aparatin nga dora, për të shkrepur foto të veçanta dhe të pakrahasueshme.
Ina është një shembull frymëzimi jo vetëm për të ngjashmit më të, por për të gjithë, pasi çdo ditë, me punën e saj, tregon se asgjë nuk është e pamundur.
Nëse keni një event tuajin, mund ta kontaktoni në Instagram, në llogarinë e saj "Inatoskaphotography88". Do merrni shërbim dhe foto fantastike, nga një fotografe e talentuar. Ajo na kërkoi t'i bënim vetëm një "like" në Instagram, por ne i bëmë dhe një shkrim, sepse ajo e meriton./E.B-dritare.net