Ilda Bejleri për Shakohoxhën: Shpresoj të gjejë veten!
E Martë 3 Shtator 2019, 11:11
Dritare.net
Pas largimit nga Digitalb, Bejlerin do ta shohim në Top Channel, si bashkëmoderatore e 'Procesit Sportiv'.
E ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up, ajo foli për marrëdhënien me Shakohoxhën, ku u shpreh se nuk ia kuptonte rolin, duke thënë se shpresonte që ai të gjente veten.
“Unë nuk kam pasur konflikt real me Shakohoxhën. Në 11 vjet nuk e kam pyetur për asgjë. Vazhdon seriali, ‘burrat urrejnë gratë’. Ai është një nga ata njerëz që nuk ia kuptoj rolin që ka; një herë si menaxher, një herë si brigadieres, një herë si komentator. Shpresoj që të gjejë veten një herë”, tha Ilda Bejleri./E.B-dritare.net