Seksi ilaçi më i mirë për shëndetin. Ja sëmundjet nga të cilat ju mbron!
E Martë 9 Tetor 2018, 18:06
Dritare.net
- Ai mbron sistemin kardiovaskular , sipas hulumtimit të publikuar në Journal of Medicine Seksual, seksi ndihmon për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon nivelet e homocysteinës, një substancë e lidhur me rrezikun infartit dhe trompocideve.
- Përmirëson gjumin, hulumtimet shkencore tregojnë se pas orgazmës trupi prodhon prolaktin, një hormon që nxit relaksimin, lufton pagjumësinë dhe përmirëson cilësinë e pushimit.
- Mund të jetë një qetësues i shkëlqyeshëm
Po ta vini re, pasi keni përfunduar marrëdhëniet bini në një qetësi dhe sikur ju lehtësohet çdo dhimbje.
- Është një anti-stres Seksi është konsideruar gjithmonë një ilaç i shkëlqyeshëm kundër stresit, kjo për shkak se rrjedhjet lejojnë lirimin e endorfineve që rrisin humorin.
- Ju ndihmon të mbani trupin në formë . ---Përveç palestrës dhe vrapit: seksi është gjimnastikë e shkëlqyer. Ky aktivitet në të vërtetë ju lejon të digjeni mesatarisht 250 kalori.
- Seksi është i mirë për trurin - Seksi vepron direkt në aftësitë mendore dhe përmirëson kujtesën.
- Ngadalëson plakjen - Aktiviteti seksual ka një funksion anti-plakje. Kjo është në sajë të endorfinave dhe substancave të tjera që lihen në trup gjatë seksit, të cilat veprojnë në lëkurë, duke zvogëluar rrudhat dhe duke e bërë atë të ndritshme.
- Mbron nga sëmundjet - Studime të shumta kanë treguar, veçanërisht në meshkuj, që kanë një aktivitet të rregullt seksual kanë më pak mundësi për tu prekur nga kanceri i prostatës. V.D/Dritare.net/