Ikja e ambasadores gjermane, Ylli Manjani: Marrtë sa më shumë me vete

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një status në rrjetet sociale ka komentuar mbarimin e mandatit të Ambasadores Gjermane në vendin tonë, Susanne Schütz .

Duke shprehur rezerva të mëdha për punën e Zonjës.Schutz, Manjani shkruan se uron që ajo të marrë me vete sa më parë edhe disa ambasadorë të tjerë që më shumë keqpërfaqësuan vlerat e vendeve nga vijnë!

“Largimi i ambasadores së Gjermanisë nuk më krijon asnjë ndjesi.

E mësova tani që lexova se e paska pritur Presidenti i Republikës. Ky lajm thjesht më solli në vemendje faktin e thjeshtë se Ambasadorët janë thjesht zyrtarë që ju mbaron dhe mandati.

LEXO DHE :  Qytetari kapet me gazetarin live në emision: Edhe ti je komunist!

Nuk mendoj se kjo ambasadore e përfaqësoi sa e si duhet shtetin Gjerman, për të cilin kam respekt të veçantë.

Zonjës që kreu detyrën i uroj rrugë të mbarë, shëndet e mbarësi!

Marrtë me vete sa më parë edhe disa ambasadorë të tjerë që më shumë keqpërfaqësuan vlerat e vendeve nga vijnë!

Shpresoj të pasohet nga ndonjë gjerman profesionist që të marrë e japë më shumë me Shqipërinë reale dhe jo vetëm me sallonet politike!

Nuk dua të heq shpresën tek Gjermania si vendi leader në Europë”, -shkruan Manjani./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.