Igli Tare lë Lazion, gati posti i ri te ekipi i madh i Serisë A
E Hënë 30 Prill 2018, 16:04
Dritare.net
Shqiptari, falë punës të mirë te Lazio ka përfunduar në radarët e Napolit.
Drejtuesit e klubit napoletan po mendojnë të ndryshojnë strukturat në klub. Emri nga mund t'ia fillohet është ai i Igli Tares.
Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare është vlerësuar shpesh me çmime dhe lëvdata nga mediat italiane për punën e bërë të Lacio.
Mediat italiane e shikojnë shqiptarin si pasardhës të drejtorit aktual, Kristiano Guintoli, i cili po mendon largimin pas ngjarjeve të fundit.
Kontrata e Tares mbaron në fund të sezonit dhe ndoshta një buxhet i palimituar nga De Laurentis mund ta tundonte shqiptarin të ndryshonte ambient./d.m-dritare.net