Idrizi: Marrëveshja Rama-Basha monopolizon një oligarki politike
Dritare.net
Sipas Idrizit, sot pas kaq vitesh, dy partitë e mëdha që kanë përjashtuar njëra-tjetrën, bëhen bashkë në qeveri dhe vendosin kundër koalicioneve. Ai thotë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë që dy palët që garojnë në zgjedhje të jenë bashkë në qeveri.
Pjesë nga biseda:
Idrizi: Rama ka të gjithë të drejtën e Zotit të realizojë ëndrrat e tij.
Hila: Kjo nuk është ëndërr demokratike të zhdukë interlekutorët.
Idrizi: Nuk besoj që është në interesin publik që parti që në 27 vjet në mënyrë ciklike kanë zëvendësuar njëra-tjetrën që sot që ka nevojë më shumë se kurrë për forca të reja politike apo për të qenë qytetarët ata që vendosin për mazhoranca dhe opozita. Imagjinoni, që në muajin e fushatës zgjedhore bëhet një qeveri e të dy palëve që janë në garë. Kjo nuk ka ndodhur dhe as nuk ka për të ndodhur. Do të hyjë në analet e historive politike si “Kay Study”.
Ne nuk jemi këtu për humorin e dikujt, apo për ëndrrat apo kërkesat e dikujt. Kjo marrëveshje ka një të mirë të madhe pasi mund ta nxirrnin vendin jashtë shinave të Kushtetutës. Gjuha e PD-së, kanabizim, kriminalizim, qeveri pa Ramën. Republika e Re dhe asnjëherë nuk e kuptova kush është përmbajtja. Mu kujtua parulla e 2005 “Mbro të ardhmen”.
Të dyja palët kishin një dëshirë antagoniste të shpëtonin shqiptarët nga njëra-tjetra, pastaj një ditë të bukur përfunduan bashkë. Dhe sot, demokracia jonë duhet të jetë shumë e gëzuar me të drejtë se do të hyjmë të gjithë në zgjedhje dhe nga ana tjetër, me vendim qeverie, sepse janë të dyja në qeveri rrëzojnë edhe Kodin Zgjedhor, nuk pranojnë që të krijohen koalicionet dhe nga krahu tjetër monopolizojnë një oligarki politike.