Idrizi do të shkojë i vetëm në zgjedhje, jep recetën për daljen nga kriza

Kryetari i PDIU-­së, Shpëtim Idrizi, aleati i kryeministrit Edi Rama ka folur sot për koalicionet zgjedhore. Ai tha se partitë duhet të hyjnë veç e veç në zgjedhje dhe me pas të mendohet për koalicionet.

“Sistemi ynë zgjedhor nuk është një sistem ku qytetarët të kenë akses të barabartë dhe të jetë transparent. Do doja t’ju pyesja juve, a e dini se përse Shqipëria është e ndarë në 12 qarqe dhe pse jo në më pak apo më shumë? E dini pse?! Sepse jemi të detyruar që të hyjmë në koalicione dhe prandaj PDIU e ka theksuar që, le të shkojnë të gjitha partitë jashtë koalicioneve. Le të shkojnë përballë qytetarit. Të marrë gjithsecili votën dhe peshën që i takon e më pas të bëjmë koalicionet. Prandaj propozimi ynë është të bëjmë një proporcional kombëtar”, u shpreh kryetari i PDIU-së në takimin me të rinjtë dhe simpatizantët në Bërzhitë.

LEXO DHE :  Këto janë 8 plazhet më të bukura, ku mund të pushoni këtë verë!

Sipas Idrizit, vetëm me një pakt kombëtar mund të kalohet kriza aktuale politike. “Nëpërmjet një pakti kombëtar do të mund të votohet reforma në drejtësi, por do të vijohet edhe me proceset e integrimit. Ky pakt kombëtar do të bëjë të mundur që të gjitha forcat politike të ulen në një tavolinë dhe ti jepet fund krizës politike”, deklaroi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.